INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi dhe Ami paskan thyer rregullin numër 1 në dasmën e tyre dhe ndoshta tani do bëhet modë! [FOTO]

Ermal Mamaqi dhe Ami paskan thyer rregullin numër 1 në dasmën e tyre dhe ndoshta tani do bëhet modë! [FOTO]

Publikuar më: 12:42 19-02-2019

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Vetëm disamuaj më parë ata u bënë prindër për herë të dytë dhe janë duke shijuar një ndër periudhat më të ëmbla të jetës së tyre.

Aq të lumtur janë, saqë nuk i paskan aspak problem besëtytnitë. Të gjithë e kemi dëgjuar të paktën njëherë besëtytninë se bashkëshorti yt i ardhshëm nuk duhet ta shohë për asnjë arsye fustanin tënd të bardhë para ditës së dasmës, duke e arsyetuar me faktin se mund të sjellë ters në martesën tuaj.

Por, Amarda Toska e ka hedhur poshtë këtë mit, që mbizotëron jo vetëm në Shqipëri dhe që shumë vajza i përmbahen me përpikmëri.

Ami ka rrëfyer se për martesën e saj para 9 vitesh, fustanin e bardhë e zgjodhi bashkë me Ermal Mamaqin. Ndërkohë që sugjeron se duhet të shtohen vajzat që e bëjnë një zgjedhje të tillë me bashkëshortin e ardhshëm.

“Me Ermalin e kemi zgjedhur fustanin tim të martesës në një nga udhëtimet e mia. Mendoj se duhet të shtohen nuset që e zgjedhin fustanin me burrin e tyre të ardhshëm”, është shprehur ajo.

erttt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034308433532715