Aty ku Ermali shkel, e pamundur të mos lërë gjurmë.
Moderatori i “Xing me Ermalin” ka udhëtuar këto ditë drejt Selanikut bashkë me mikun e tij aktor Eglein Laknori. Por ky udhëtim nuk do të kishte kuptim pa bëmat e tyre. Kështu pasi dolën më barkun e zbuluar duke tërhequr vëmëndjen e të gjithë njerezve, Ermali dhe Egi kanë bërë kokat e të gjithëve të kthehen teksa linin namin e radhës në mes të Selanikut. Ka qenë Egi ai që ka dalë në qytet me djemtë dhe duke ecur rrugës thërriste: “hekura, soba lavatrice, karta Vodafone,mobilje të vjetra, kemi topa plazhi, komardare, kush ka për të shit. Pjesë e kësaj “çmendurie” është bërë edhe vetë Ermali i cili më pas e ka postuar gjithë skenën në këtë video. /intv.al/