50-vjetori i biznesmenit Saimir Mane i festuar mbrëmjen e djeshme në Turqi ka mbledhur së bashku një sërë vip-ash të showbizzit.
Një nga takimet që bie më shumë në sy është ai i moderatorit Ermal Mamaqi me drejtueset e “TopChannel”, Lorin, Sarën dhe mamanë e tyre “Vjollca Hoxha”.
Me aq sa na treguar Ermali me anë të një foto të postuar në llogarinë e tij në Instagram ai e ka kaluar mëngjesin e sotëm nën shoqërinë e familjes Hoxha.
I njohur për komentet e tij pikante që bëjnë bujë nëpër rrjetet sociale edhe këtë herë Ermali ka ngacmuar paksa me përshkrimin që i ka vendosur fotografisë së tij me Lorin, Sarën dhe Vjollca Hoxhën.
"2 vjet që i lutem Lori Hoxhës të vij në një intervistë tek Xingu. Nuk e lë mami", shkruan Ermali në foton e postuar në Instagram.
Nuk është dashur shumë, edhe Lori ka komentuar në foton e Ermalit duke i bërë një ofertë paksa ngacmuese.
"Kur të vish prapë te Topi e bën një përjashtim", ka komentuar Lori Hoxha në postimin e Ermal Mamaqit.