Ermal Mamaqi është një ndër moderatorët më të njohur shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Ai njihet për sarkazmat e tij të shumta, të cilat përveç se në emision, i bën edhe në rrjetet sociale ku jo rrallë herë ngacmon personazhet e njohur publikë.
“Viktima” e tij e rradhës ishte pikërisht Olti Curri. Ermali ka ndarë me ndjekësit e shumtë një foto ku shfaqet duke përqafuar një statujë të një derri, por ka etiketuar Olti Currin pasi shkroi: “Një përqafim me Olti Currin.”
Nëse mendoni se Olti e priti keq këtë postim, gaboheni, madje edhe ai i është kthyer me shaka, teksa u përgjigj: “Pooo qeka derr i egër, unë jam (emoji me sytë e mbyllur).
Epo fundja, shaka ishte!