Në fakt pritej diçka e tillë nga Arian Çani!
Ai është një nga gazetarët më të mirë në vend dhe pyetjet e tij janë me të vërteta epike. Mbrëmjen e sotme Arian Çani ishte i ftuar në “Xing me Ermalin” dhe mes shumë batutash me shumë interes ishte edhe pyetja pikante e Kejvinës. Mirëpo kjo e fundit nuk mundi t’ia bënte pyetjen Çanit dhe Ermali vendosi që ta pyeste vetë. Pyetja e tij ishte shumë interesante, “ku do e puthje Kejvinën në emisionin tim”.
Ai nuk hezitoi aspak dhe tha se do e puthte në të pasme, por edhe pse Kejvina ngeli me gojë hapur, me siguri e priste diçka të tillë.
Aai ka tentuar të puthë në buzë velinën e emisionit Kejvina Kthella, por ajo është shmangur duke lëvizur mënjanë kokën.
Çani: E shikon, e pe që e hoqi buzën? Tentova, por ajo iku. S’ka faj është ose babai, ose vëllai ose çuni xhaxhait…
Kthella: Ose jam thjeshtë unë që nuk dua…
Çani: Mund të jetë edhe kjo që nuk do, por kjo është pak e besueshme. Ishte test…