INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi flet për debatin me Bes Kallakun dhe nuk mund t'ia falte atë që i bëri Encës: 'U mërzita kur e pashë siç ishte video tamam ...'

Ermal Mamaqi flet për debatin me Bes Kallakun dhe nuk mund t'ia falte atë që i bëri Encës: 'U mërzita kur e pashë siç ishte video tamam ...'

Publikuar më: 18:20 07-01-2020

“Ermali bën biznes, unë bëj komedi. Enca bën për ballkon, Bleona për profesionalizëm”. Kjo është fjalia e Bes Kallakut e thënë teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” dhe që menjëherë bëri që të ketë reagime të shumta.

I ftuar në emisionin "Siluetë me Gerta Gixhari", Ermali tha se e shqetësoi fakti që Besi përmendi “ballkonin” e Encës në emisionin e Luana Vjollcës.

Ndërsa zbuloi edhe bisedën që bëri në telefon me Bes Kallakun para se emisioni të transmetohej.

Ermali u shpreh se miku i tij nuk tregoi si ishte e vërteta dhe kur pa regjistrimin e plotë u mërzit dhe u shqetësua sepse video nuk ishte ashtu siç ia tha Besi.

Ermali Mamaqi: Unë e justifikova këtë pjesën e atyre komenteve që nuk bën humor por biznes dhe gjëra të tilla si nxitje të moderatorëve apo një fjalë të thënë pa menduar shumë. Më shqetësoi fakti se Besi përmendi Encën duke e krahasuar me Bleonën, ballkonet apo gjërat të pakuptimta të përdoren në këtë nivel diskutimi. Mu desh që ta bëja një sqarim, një përgjigje dhe ti dilja aktores sime në mbrojtje.

Nuk kemi bërë telefonatë nga mesazhet. E vetmja telefonatë që kemi bërë ka qenë kur Besi më tha se kam qene tek Luana një ditë më mbrapa, ndoshta ta thonë ndryshe, por nuk ma tha si ishte puna. U shqetësova, u mërzita kur e pashë siç ishte video tamam sepse nuk ishte ashtu siç ma kishte thënë ai. Mbi të gjitha nuk më kishte thënë për punën e Encën. Por fakti që më mori në telefon dhe ma tha nuk do të thotë nuk duhet të thosha atë që thashë.”

Ermali pranoi se e ka parë filmin “Falko” të Besit duke shtuar se shkoi në kinema për të mbështetur shokun e tij.

Ermal Mamaqi: “E kam parë filmin Falko sapo erdha në Shqipëri pasi isha në Amerikë. Shkova për të mbështetur mikun tim. Nëse duhet bërë filmi të duhen lekët. Nëse nuk ti jep dikush, duhet ti marrësh nëpërmjet biznesit. Dhe ne i jemi mirënjohës biznesit që pranon ta bëjë këtë.

Ndërsa përfundoi se nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj Besit.

“Unë jam mik, nuk kam ndonjë hatërmbetje. Nga gjërat që ne bëjmë ose nuk bëjmë krijojmë trishtime ose lëndime por unë besoj se mbas një problemi vjen një mundësi e mirë sepse dhimbjes duhet ti shkosh përpara e të mos i shmangesh,”- përfundoi ai.

2bcbccc98ef3c2a20f93f15ea1c437e0_XL.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771