INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi flet për përplasjen me blogeren e njohur. ''Më ngriti kurth…shfrytëzoi momentin''!

Ermal Mamaqi flet për përplasjen me blogeren e njohur. ''Më ngriti kurth…shfrytëzoi momentin''!

Publikuar më: 12:39 24-11-2018

Ermal Mamaqi ditën e djeshme ishte i ftuar në emisionin e drejtuar nga Mustafa Nano, “Provokacija’’. Pas shumë bisedimeve aty u komentua dhe për debatin që bëri bujë në media me Alyne, blogeren që ishte e ftuar së bashku me partnerin e saj në “Xing”.

“Unë nuk e dija që kjo është një person që bën video apo ka një çështje të vetën, por me sa pashë më vonë rrjetin e saj që nuk është i vogël dhe reagimin mendova që kjo ishte një formë kurthi që kjo më ngriti mua. Ose më saktë e shfrytëzoi mundësinë për të pasur një reagim që ishte goxha i planifikuar. Kam video të cilat do t’i transmetoj më vonë, sepse ne kemi xhiruar çdo gjë që ka ndodhur në studio. Në momentin e parë mendova se po bën shaka. Kjo vajzë ishte shumë e talentuar për të shfrytëzuar momentin. Pastaj filloi të qante sepse, unë tha përfaqësoj një person për mbrojtjen e femrave dhe unë duhet ta përdor këtë moment.”- tregoi moderatori.

 

dfhdfh.GIF

 

Gjithashtu Ermali pohon se ajo e dinte pyetjen dhe kishte kërkuar ta ndryshonin, por në emisionin e tij vendos ai. Për këtë ai po përgatit dhe një video që do të transmetohet këtë javë për të kuptuar dhe diferencën mes humorit dhe seksizmit./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844