Kjo fundjavë ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme për këngëtaren Elvana Gjata dhe këtë mund ta themi pas videos që ajo postoi në Instagram, e veshur e gjitha me të kuqe, ku shfaqej duke bërë disa lëvizje vërtet argëtuese përsa i përket gjendjes së saj emocionale.
Por kush i’a ka bërë këtë video Elvanës?
Përgjigja e kësaj pyetje është gjetur dhe kjo pasi Ermal Mamaqi ka komentuar në videon e postuar duke thënë: “Zoti e bekoftë atë që ta ka bërë këtë video.”
Ndërsa Elvana nga ana tjetër ka postuar një Instastory me momente nga ku është xhiruar kjo video teksa e ka plotësuar me mbishkrimin: “Tu thaftë dora Ermal Mamaqi”.
Sipas gjasave Ermali dhe Elvana kanë kaluar një fundjavë goxha produktive nën shoqërinë e njeri-tjetrit. Me miq të mirë dhe shumë shaka duket se është zgjedhja më e mirë për një fundjavë gushti./intv.al/