Edhe urimi i tij mungonte por si duket e kishte lënë për në fund, si qershia mbi tortë.
Ermal Mamaqi ka uruar sot mikeshën e tij të vjetër, Elvanën, për hapin e madh me përmasa ndërkombëtare që bëri në muzikë. Por moderatori teksa uroi motrën e tij të vogël për suksesin e radhës, pa dashur ka zbuluar edhe sekretin e madh të saj.
“Që në fillim e dija që do bëhesh e madhe. Tani sapo nise të pushtosh botën. Ky është vetëm fillimi... Bëje dhe atë këngën me Justin Biber që të vdesim rahat. BRAVO Motra”, shkruan Mamaqi i cili si duket është në dijeni për hapin e radhës të 30 vjeçares. Vetë këngëtarja mbrëmjen e kaluar i falënderoi të gjithë për mbështjetjen ndërkohë që nuk harroi të pyeste ndjekësit nëse ishin gati për hapin e dytë. Pas asaj që tha Ermali, si hap të dytë ne mendojmë një bashkëpunim mes Elvanës dhe Justin Bieber. Dhe kjo me siguri do të shënonte edhe kulmin në karrierën e këngëtares. /intv.al/