Për Ermal Mamaqin sot është një ditë e gëzueshme pasi moderatori ka ditëlindjen dhe mbush plot 36-vjeç.
Ky është gëzimi i dytë në familjen Mamaqi në një kohë të shkurtër pasi vetëm pak ditë më parë ka ardhur në jetë vogëlushja e tij Sia.
Në morinë e shumtë të urimeve që ka marrë, për moderatorin nuk ka munguar edhe një urim publik të cilin ja ka dedikuar i vëllai i tij Ermiri.
“Vëllezër përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen vëllai im”- ka shkruar Ermiri bashkangjitur fotos me Ermalin ku duket se e kanë pritur bashkë ditëlindjen e aktorit duke festuar.