Moderatori Ermal Mamaqi ka arritur të fitojë simpatinë e të tjerëve me emisionin “Xing me Ermalin”.
Por si duket nuk mungojnë as kritikat drejtuar moderatorit. Këtë herë ka qenë një faqe memesh në Instagram e cila ka kritikuar Ermalin për emisionine fundit.
“Bën një emision me batuta që qarkullojnë në Facebook që prej vitit 2009, Ermal Mamaqi”, shkruan kjo meme.
“Me fal që po të bëj reklamë të keqe për emisionin vlla, por me ato që thua aty, prindërit tanë nuk qeshin se s’ia kanë idenë , ne jo se i kemi parë me qindra herë. Kush ngelet të qeshi? Ah, ne fakt qeshin ata aty në sallë, me pahir”, vazhdojnë ata.
Por si duket Ermali e ka marrë me mjaft sportivitet këtë kritikë, ndoshta edhe nga halli dhe iu ka kthyer përgjigje djemve: “Edhe këta në sallë qeshin se marrin lekët vëlla”
Megjithatë si duket djemtë janë penduar më pas ose Ermali ka bërë punë bindëse që ta fshijnë postimin. intv.al