Duket shumë më shumë, por kanë kaluar vetëm dy muaj që nga aksidenti shumë i rrezikshëm që aktori Ermal Mamaqi pësoi në Ferizaj të Kosovës.
Një rreth i pandriçuar dhe pa shenja dalluese njihej si “rrethi i vdekjes” dhe ishte bërë shkak për aksidente të shumta, por për fat të mirë aktori i njohur i humorit nuk pësoi asnjë lëndim serioz. Tani, plot dy muaj më pas ai rikthehet në atë rreth, i cili tashmë e ka humbur statusin e tij tragjik. Sot është me shigjeta që tregojnë nëpër cilën anë të ecësh, tabela fosforeshente të cilat ndriçojnë natën. Ermali shprehet shumë i kënaqur nëpërmjet një postimi në Insta, pasi në këtë mënyrë shpëtohen shumë jetë njerëzish. “Më mirë vonë se kurrë. Tashmë ky nuk është më rrethi i vdekjes”, pa fjalë që tregojnë gjithçka.