Këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj prej disa ditësh ndodhet në SHBA për koncerte të shumta, dhe mbrëmjen e kaluar i është bashkuar edhe artisti polivalent, Ermal Mamaqi, ku kanë mbajtur një koncert në Melrose Ballroom, New York.
Nëse ka diçka që e karakterizon Ermalin, është humori, dhe pikërisht humor ka bërë edhe në aeroport. Ai ka improvizuar një skenë sikur është ngatërruar me valixhen e tij, dhe është rrëzuar. Albani që ndodhej aty, nuk e ka mbajtur dot të qeshurën, ndërkohë që Ermali është përpjekur të ngrihet direkt sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Personat e tjerë që ndodheshin në terminal, kthyen të gjithë kokën nga Ermali, dhe ne kemi të njejtin mendim me Alban Skënderaj, “Përfundimisht ky nuk është normal”.