Komentet e tij epike i lexon herë pas here nëpër fotot e personazheve të njohur . Këtë herë ato do t’i lexonim në foton e postuar nga anëtarja më e re e grupit OTR, Oriola Marashi. Modelja kishte pozuar në mes të dëborës dhe kjo nuk mund të kalonte pa u vënë re nga Mamaqi i cili mendon se e lë pa fjalë me komentin e tij: ‘Tu ftohën vezët o goc’, komenton moderatori. Por nuk ka vonuar as përgjigjia e Oriolës e cila ia kthen me ironi: “I kam skuq shumë, duan edhe 5 minuta”. /intv.al/