INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi ndan momentin më emocionues nga filmi i tij më i ri, me këtë person kaq të veçantë

Ermal Mamaqi ndan momentin më emocionues nga filmi i tij më i ri, me këtë person kaq të veçantë

Publikuar më: 18:24 04-09-2019

Moderatori dhe aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi është duke u marrë prej disa kohësh me xhirimet e projektit të tij kinematografik më të fundit ‘I Love Tropoja’. Pak më parë ai ka zbuluar në llogarinë në ‘Instagram’ një nga momentet më të veçanta gjatë xhirimeve të filmit, ku shfaqet krah djalit të tij, Joel.

“Ditë me emocione dje. Momenti kur ndava skenën e xhirimit me djalin tim. Joel Mamaqi në filmin ‘I Love Tropoja”, ka shkruar Ermali në foton së bashku me të birin.

Nuk dihet nëse vogëlushi do të ndjekë hapat e të atit,megjithatë është e sigurt se kjo do të jetë një nga skenat më të bukura të projektit që pritet të sjellë Mamaqi shumë shpejt.

B94C137E-CF3E-4680-A5B6-E9D876ED2753-300x374.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158