INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi nuk ndalet, “thumbon” sërish Fifin dhe Rashelin me deklaratën e tij! Ja çfarë thotë [FOTO]

Ermal Mamaqi nuk ndalet, “thumbon” sërish Fifin dhe Rashelin me deklaratën e tij! Ja çfarë thotë [FOTO]

Publikuar më: 22:28 25-02-2018

Ermali si me shaka e hedh ndonjë “thumb”...

Që në fillimet e tij, emisioni “Xing me Ermalin” i moderatorit të njohur bëri bujë. Por gjatë këtyre dy viteve, ky emision ka patur hyrje dhe dalje në stafin e tij ku mund të përmendim largimin e bujshëm të Fifit dhe Rashel Kolanecit.

Por mbrëmjen e kaluar një tjetër këngëtare i është shtuar ekipit të emisionit “Xing me Ermalin”. Bëhet fjalë për Olimpia Smajlajn, e cila rreth dy vite më parë u shpall Miss Bjeshka. Përveçse mjaft bukuroshe Smajlaj është po ashtu është një zë bukur i skenës shqiptare, të cilën tashmë duket se do ta shohim në emisionin e përjavshëm të drejtuesit Ermal Mamaqi.

Ky i fundit, pavarësisht se ruan ende marrëdhëniet e mira me vajzat ndonjëherë batuat e tij interpretohen si ngacmim ndaj dy të larguarave dhe e tillë ishte edhe ajo e mbrëmshmja, ku tha se Olimpia do rrijë ca kohë, por vares si shkojnë çështjet e partive që ndërrohen. I njëjti rast me Rashelin dhe Fifin por sigurisht që të gjithë e kuptoni se nuk është çështje partie.

“Na ka ardhur një hyrje e re në ekip. Ajo e ka emrin Olimpia, por unë i them Olimbi. Olimpia do rrijë me ne ca kohë, është kohë e papërcaktuar se varet si shkojnë çështjet e partive që ndërrohen”, tha Mamaqi me humor gjatë prezantimit që i bëri këngëtares.

olimp.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447