Të lërë komente gjithë "kripë" në faqet e kolegëve të showbizzit është si duket një nga hobit e tij.
Mjaft të kujtojmë kur i tërhiqte vëmendjen Elvanës se nuk ia kishte besën tipit që kishte dalë krah saj në foto për shkak të mustaqeve dhe shikimit të tij, kur në një foto provokuese të Bleonës me të brendshme të zeza të tejdukshme, komentoi "Sa i bukur ky fustani me viza!" apo kur komentonte Ronaldon me fjalët "Njerëzit s'kanë bukë të hanë, ti ikën në Dubai". Një koment të ngjashëm ka bërë edhe në foton e kim Kardashian ku ajo reklamon linjën e saj kozmetike të sapo hedhur në treg. "Njerëzit s'kanë bukë të hanë, ti lyhesh" ka shkruar Mamaqi. Le të shohim a do ta marrë në konsideratë Kim këtë vërejtje të tij. Ndërkaq, mezi presim të mësojmë se kush do të jetë "viktima" e tij e radhës. /intv.al/