Kjo verë ka bashkuar në koncerte Ermal Mamaqin dhe Noizy-n e kur ata të dy bëhen bashkë nuk mund të mungojnë batutat. Ermali postoi një foto ditën e djeshme ku shfaqet me reperin e njohur, njëri duke pirë ujë dhe tjetri birrë. Këtu është pjesa ku Ermali hyn në rol dhe ka modifikuar këngën e fundit të Noizyt “100 kile” duke e përshtatur me foton. “Neë Hit coming Soon...
Eci rond ti mos e krruj
s'bejm transport po s'beri buj
puna paster s'ka te huj
birr uj, birr uj, birr uj...,”-shkruan Ermali krahas fotos.
Ndërkohë që sot ai ka postuar një video teksa është në shoqërinë e grupit OTR, ndërkohë që këndon tekstin e mësipërm. Asnjëri nga ata nuk i mban dot të qeshurat, madje as vetë Ermali.