Ermal Mamaqi është një nga prezantuesit më komik të showbizz-it që shpesh me batutat e tij shkakton të qeshura të shumta.
Moderatori nuk ngurron që në Instagram mos të lërë Vip pa ngacmuar me komente pikante që shpesh krijojnë situata paksa të sikletshme.
Së fundmi Ermali ka postuar në Instagram një video ku shihet nga momentet e stërvitjes në palestër.
“Po stërvitem fort dhe po kënaqem shumë”, ka shkruar moderatori ndërsa në video shihet të jetë edhe djali i tij Joeli.
Mos ndoshta edhe Ermal Mamaqi dëshiron të bëhet pjesë e garës, duke i hapur kështu një sfidë indirekte Noizyt dhe Blerim Destanit se kush stërvitet më shumë?
Këtë do të na e tregojë koha, le të shikojmë nëse me ndonjë postim tjetër sfida do të përfshijë edhe moderatorin.