Po ta dinin se Ermal Mamaqi do ua publikonte videon në Instagram, me siguri nuk do silleshin ashtu. Kejvina Kthella dhe këngëtarja e emisionit të Mamaqit, Olimpia Smalaj, pavarësisht se janë shoqe shumë të mira, bëjnë “sherr” se cila zë vendin e parë në makinë. Është Ermali ai që ka publikuar një video në instastory ku shfaqen dy bukuroshet duke tentuar të zënë vendin e parë me Kejvinën që është më pranë “triumfit”, por Olimpia e kap nga prapa dhe velina seksi i thotë që i ka vrarë gjoksin. Të paktën kështu dëgjohet nga kjo video, ndërkohë që Ermali shkruan: sherrrrrr.
Epo sherre të tilla na ndodhin të gjithëve!
Kejvina from Vimeointv.al on Vimeo.