Ermal Mamaqi tashmë është i njohur për komentet që shkaktojnë të qeshura duke ngacmuar personazhet Vip në postimet e tyre në Instagram.
Jo vetëm kaq, por Mamaqi shpesh poston edhe në profilin e tij në Insta momente vërtetë pikante që shkaktojnë të qeshura dhe gallata në rrjet.
Së fundmi në profilin e tij moderatori mesa duket është bërë paksa nostalgjik duke kujtuar momente nga e kaluara.
Është pikërisht një moment ku Ermali shihet duke folur në celular dhe komenti që i ka bashkangjitur fotos është vërtet epik.
“Ishte koha kur dikush të merte në tel dhe ti i thoje: A ke ofert? Sa i madh jam, i hedh vetes dorën në qaf”, shkruan moderatori në postimin e tij në Insta.