Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi kanë lajmëruar për projektin filmik të cilin do ta publikojnë së fundmi dhe janë protagonistët kryesorë të tij. E për të folur lidhur me këtë film, Ermal Mamaqi ishte i ftuar në “Wake Up” ku ka treguar prapaskenat dhe u shpreh se puna nuk ka qenë e lehtë, sidomos si producent i filmit, sepse i është dashur të mbajë mbi supe shumë përgjegjësi.
Për sa i përket eksperiencës së Elvanës si aktore, ai tha se ajo ka aktruar në mënyrë të shkëlqyer dhe se ka pasur raste kur ka ndenjur dy ditë pa gjumë.