Elvana Gjata feston sot 32 vjetorin e lindjes dhe sigurisht urimet për të sot janë të shumta.
Nuk do të mungonte edhe urimi i veçantë nga miku i saj më i mirë Ermal Mamaqi. Ai ka vendosur që ta urojë nëpërmjet një video ku kishte mbledhur momentet më komike të shkëputura nga emisioni ‘Xing me Ermalin’, ku Elvana ishte e ftuar rreth një vit më parë.
“Elvana Gjata gëzuar ditëlindjen. Të duam të gjithë”, shkruan Mamaqi në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.
Ata të dy do i shohim shumë shpejt bashkë tek filmi “Dy gisht mjafltë” që pritet të publikohet këtë muaj.