Elvana Gjata sot feston 30 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar as urimet e veçanta nga të afërmit dhe miqtë.
Ndër ta do të veçonim atë të dy miqve të saj të ngushtë, Jonida Vokshit dhe Ermal Mamaqit. Madje ky i fundit nëpërmjet urimit zbulon edhe një detaj për këngëtaren... që ajo po synon të futet në tregun muzikor ndërkombëtar.
“Artistja shqiptare që ka më shumë hite se çdo kush ka ditlindjen. Mezi pres të shpërthesh në tregun ndërkombëtar... 100 vjeç motra!”, shkruan Mamaqi.