Në emisionin 'Xing me Ermalin', ekskluzivitetin e batutave nuk e ka vetëm i zoti i shtëpisë.
Të ftuarit kanë pjesën e tyre por shpesh protagoniste bëhet edhe Rasheli, 'ëmbëlsira' e programit. Kështu një video e postuar nga Ermali, tregon Rashelin që në regjistrim e sipër të emisionit, bën një gabim në shqiptimin e fjalës "çifteve" gjë që nuk i ka shpëtuar moderatorit dhe e ka risjellë në vëmendje duke shkaktuar të qeshura në studio. Duket si një shkarje goje ndërkohë që ka komente që e cilësojnë edhe si të inskenuar. "A ka Zot kjo vajzë" ka shkruar më tej Mamaqi, por me publikimin e saj, Ermali na tregoi se edhe stafin e ka bërë "më keq"se veten./intv.al/