Në karrigen e emisionit të tij “Xing me Ermalin” janë ulur shumë personazhe të njohur të artit, sportit dhe kulturës.
Por është dikush që nuk pranon kurrsesi të ulet në atë karrige dhe këtë e ka zbuluar vetë Ermali. Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Klan bashkë me Çiljetën, moderatori ka rrëfyer se i ka kërkuar disa herë regjsores Vera Grabocka të vijë në emisionin e tij, por ajo vazhdon të refuzojë.