Për pak ditë pritet të publikohet filmi më i ri i Ermal Mamaqit “I LoveTropoja”.
Ky film ka shkaktuar mjaft kuriozitet tek ndjekësit dhe po pritet me pa durim. Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, tregoi se ka investuar shumë për këtë film, në xhirimet e të cilit janë përdorur aparaturat e nivelit më të fundit.
Ermali tregoi se lentet e kamerave që janë përdorur në “I love Tropoja”, janë të njëjtat me ato të “Fast & Furious 8”.
Gjatë intervistës Ermali zbuloi edhe shifrën marramendëse duke treguar se filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro deri tani. Kujtojmë se filmi e ka premierën me datë 29 janar në Pallatin e Kongreseve.