Moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka rrëfyer më shumë nga prapaskenat e filmit 'Dy gisht mjaltë' që pritet të dalë së shpejti.
I ftuar në emisionin ‘Wake Up’, Ermali ka rrëfyer që nuk ka qenë aspak e lehtë realizimi i filmit dhe aktorëve i është dashur të kalojnë dhe netë pa gjumë.
“Vetëm për një ditë xhirimi, filmi ka marrë plot 15 mijë euro kosto”.Ai ka treguar një një rast kur Elvanës i është dashur të rrijë dy net pa fjetur fare vetëm për të mbyllur xhirimet e filmit.