Ermal Mamaqi zakonisht bën postime me përmbajtje humoristike në rrjetet e tij sociale, por këtë herë, si rrallëherë, është bërë goxha serioz.
Moderatori i humorit ka publikuar këtë foto dhe ajo që shkruhet aty të jep përshtypjen e një zhgënjimi të madh që mund të ketë pësuar Mamaqi.
“Kurrë mos harro tre tipe njerëzish në jetën tënde: Ata që të ndihmuan në momente të vështira. Ata që të braktisën në momente të vështira ata që i krijuan momentet e vështira’. Kush ta ketë mërzitur vallë Ermalin?