INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Meta ka ditur të na emocionojë gjithmonë, por kësaj radhe na preku me të vërtet! Një moment delikat mes tij dhe nënës!

Ermal Meta ka ditur të na emocionojë gjithmonë, por kësaj radhe na preku me të vërtet! Një moment delikat mes tij dhe nënës!

Publikuar më: 11:51 28-04-2018

Së fundmi fituesi i Sanremo, Ermal Meta, ka dhënë një intervistë për ‘Vanity Fair Italia”, ku ka ndarë me publikun shumë detaje nga jeta e tij. Duke filluar që nga marrëdhëniet me familjen, nënën dhe babain, e deri tek largimi nga Shqipëria dhe planet për të ardhmen.

Një ndër çështjet që na bëri përshtypje më se shumti ishte edhe fakti që Meta nuk fliste me babain prej më shumë se 28 vjetësh. Ai u shpreh se edhe kur jetonte me të nuk i fliste.

Ndërsa me nënën, marrëdhënia është krejt tjetër. Për të demonstruar rolin e nënës së tij, kantautori tregoi në episod prekës nga rinia.

“Mbaj mend që kur isha 20 vjeç më ka bërë për të qarë për një javë. Doja me patjetër një tastierë elektronike, por nuk s’kisha mjaftueshëm para për ta blerë dhe s’ia kërkoja dot as mamit që punonte fort. Një ditë, vij në shtëpi dhe motra që më hap derën më thotë ‘shko në dhomë’. Dhe ja ku ishte tastiera. Ime më kishte marrë hua për ta blerë. S’e preka me dorë për ditë të tëra, ndihesha në faj. Mendoja ta ktheja, i thosha vetes ‘je treguar shumë egoist’. Sidoqoftë s’e fshihja dot faktin se e doja shumë tastierën”.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047