INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Meta pëplas politikën shqiptare. Braçe sulmon Bashën

Ermal Meta pëplas politikën shqiptare. Braçe sulmon Bashën

Publikuar më: 18:18 11-02-2018

Politika është përplasur sërish pas fitores së festivalit të Sanremos nga kantautori shqiptar Ermal Meta. Lideri demokrat Lulzim Basha ka përgëzuar Ermal Metën për çmimin duke u shprehur se ai i bën shqiptarët të ndihen krenar, ndërsas nuk ka nguruar të thotë se në Shqipëri dominon zullumi, trafikikantët e banditët qeveritar. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe i cili ka akuzar Bashën se nuk e ka parë fare Sanremon e se i urren shqiptarët.
Lulzim Basha
Në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjoz të San Remos. Triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara. Shqiptarë të ndershëm, krijues, të suksesshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërinë dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë. Por e nesërmja i takon shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershēm dhe me vlera. Triumfi i Ermalit është një përmendore e vlerave të vërteta të tyre.E përgëzoj nga zemra Ermal Metën për çmimin e fituar me talentin dhe punën e tij, dhe i uroj për suksese të tjera më tej! Ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë!
Reagimi i Erjon Breçes

Ermal Meta si emigrant, Lulezim Basha e Mateo Salvini! Lulzim Basha nuk e ka parë Sanremon! Po hiç fare. Të ishte ndryshe, veç këngës se Ermal Metës-ndjesë po ai se di as si quhet, do kishte parë, dëgjuar edhe një ligjërim epik të Favinos për botën e madhe të emigrantëve. Respekt e mirënjohje, dhimbje e apel për tolerancë dhe integrim të tyre. Historia e emigrantëve në Itali e jo vetëm është edhe historia e Ermal Metës. Triumfi i tij është edhe i tyre, jo thjesht shqiptar në fakt por jo vetëm në art, kulturë, muzikë apo një festival. Është triumfi ndaj një segmenti të politikës, posaçërisht në Itali, Shqipëri gjithashtu, mbushur me urrejtje, dhënë, kufizim, shpërfillje, harresë, mbyllje. Lulzim Basha duhet të ishte afër Ermal Metës-edhe ai ka një histori emigrimi, tentoi ta bënte sot me një status politik dhe, ju largua për tu ulur në prehrin e Salvinit, një neofashisti po në Itali. Si Salvini, Lulzim Basha i urren shqiptarët e Shqipërinë, për nevoja të Salvinit, Lulzim Basha krijon argumentin e shqiptarëve, emigrantëve banditë që eksportohen në Itali. Lulzim Basha ka këtë argument politik dhe Mateo Salvini këtë argument e ka fushatë në Itali, duke mbuluar problemet e përhershme të Italisë me këtë fushatë urrejtjeje e frike. Janë një! Lulzim Basha duhet të ishte një histori suksesi emigracioni, si Ermal Meta, por ai nuk është si ai. Jo thjesht se Lulzim Bashës i ikën zëri shpesh, thjesht janë të ndryshëm tek puna, pasuria dhe humanizmi përtej politikës! Kënga bën diferencën gjithashtu! Kënga ishte një marsh emocionues kundër urrejtjes, dhunës dhe një himn kurajos, larg frikës në liri!

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547