Ermal Meta, tashmë për të tretën herë radhazi është pjesë e skenës së Sanremo 2018, ndërsa dje kemi parë performancën e këngës së tij duet me Fabrizio Moro.
Kënga, ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.
Sanremo 2018 do të zhvillohet deri më 10 shkurt në teatrin Ariston të qytetit të Sanremos ndërsa drejtori artistik, është një emër i rëndësishëm i muzikës italiane, Claudio Baglioni. Në kategorinë big garuan 20 këngëtarë të njohur italianë.
Hashtagu #Nonmiavetefattoniente dhe #MetaMoro ishin dy nga hashtagët më të klikuar në twitter, ndërsa në Youtube, klipi i Non mi avete fatto niente” është videoja më e shikuar nga nata e parë.
Ndërsa bastet janë vendosur për fituesin e këtij edicioni, a do të kurorëzohet Ermal Meta me triumfin e Sanremo-s?
Le të shpresojmë më të mirën...