Lajmi është bërë i ditur përmes një konference për shtyp nga salla e famshme e Ariston.
Këngëtari shqiptar Ermal Meta dhe ai italian Fabrizio Moro, janë rikthyer në garën e Sanremos pasi u pezulluan 1 ditë më parë nën dyshimet se kënga e tyre ishte plagjiaturë.
Organizatorët e festivalit italian të këngës Sanremo shpjeguan se pas vlerësimeve të ndërmarra nga ana e tyre Rai, ka arritur në konkluzion se kënga e Ermal Mera dhe Fabrizio Moto nuk duhet të përjashtohet nga gara.
Mediet italiane aluduan fillimisht për plagjiaturë, por kjo u hodh poshtë shumë shpejt falë reagimit të zv/drejtorit të Rai Uno, Claudio Fasulo.
“Nuk bëhet fjalë për plagjiaturë. Kjo sepse autori është i njëjti dhe rregullorja parashikon mundësinë e përdorimit të teksteve të autorëve të tjerë në një masë jo më të madhe sesa 30%. Në këtë mënyrë, kjo këngë ka parametrat e mjaftueshme për të qenë një këngë e re me të gjitha efektet”, do të shprehej fillimisht zëvendësdrejtori i Rai Uno, Claudio Fasulo.