Festivali italian “Sanremo” i vitit 2017, mund të konsiderohet me plot gojën si festivali i Ermal Metës. Kantautori shqiptar triumfoi në “Sanremo” ku doli fitues i çmimit të tretë, atë të kritikës, si dhe çmimin “Serata Cover”, duke rikënduar këngën e famshme të Domenico Modugno “Amara terra mia”, dhe mbi të gjitha fitoi zemrat e gjithë publikut. Ai tashmë është një ndër figurat më të komentuar në Itali ku shumë media kanë shkruar për të dhe është ftuar në shumë emisione. Dhe ditën e sotme Ermal Meta ishte i ftuar në radio televizionin muzikor RTL 102.5, lideri absolut i radiove në Itali, ku mori çmimin si më i votuari nga dëgjuesit e radios. Dhe duke parë që kjo radio ka rreth 7 milion dëgjues në ditë, le ta konsiderojmë si një tjetër arritje të Ermalit.