“Mezi e mbajtëm se desh me na ik”!
Treshja e muzikës dhe spektaklit shqiptar ka dhuruar një skenë shumë simpatikë në aeroportin “Nënë Tereza”. Të gjithë jemi mësuar të shohim përqafime të zakonshme me duar, por këta të tre nuk janë të zakonshëm. Ermali ka postuar në profilin e tij të Instagram një foto bashkë me Alban Skënderajn dhe Genta Ismajlin. Përpara se të nisej në rrugën për në koncert, siç tregon dhe Ermali, treshja ka bërë një përqafim poshtë avionit, ku gjithësecili prej tyre po mbante këmbën lart. Një pamje sa e pazakontë aq edhe simpatike…