Të gjithë do donim një dashuri si ajo e Ermalit dhe Amit. Ata janë një nga çiftet më të dashur dhe simpatikë për publikun dhe vetëm para disa ditësh festuan 7-vjetorin e martesës së tyre. 4 vite më parë çifti u bekua me një djalë, të quajtur Joel i cili erdhi në jetë si fryti i dashurisë së tyre. Mirëpo, mesa duket familja do të zgjerohet, pasi Ami është 3 muajshe shtatzënë.
Është moderator i njohur ai i cili ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij, duke u shprehur se një beb është rrugës teksa ka shpërndarë një foto me Amin ku ajo mban në duar testin e shtatzënisë.
Kujtojmë që Amarda dhe Ermali kanë dashur gjithnjë një familje të madhe dhe në intervista të mëparshme kanë deklaruar se bebi numër dy nuk do të vonojë shumë dhe ja ku erdhi!