Ju kujtohet si ishin në fillim një nga çiftet më jetëgjatë të botës së spektaklit?
Gazeta Shqiptare na e ka rikujtuar sot në rubrikën e saj “Nostalgji” duke shkëputur informacione dhe foto nga viti 2006, kur dyshja ishte ende në fillimet e tyre. Në atë kohë Ermali dhe Ami ishin përfolur për një ftohje mes tyre, edhe pse aktori dhe këngëtari i talentuar do ta mohonte diçka të tillë. Fotot janë shkëputur në momentet kur artisti sot 35 vjeçar po xhironte klipin “Let’s Love”, dhe Ami duket se nuk i ndahej të dashurit të saj as gjatë punës. Kur e mendojmë sot, nuk e imagjinojmë si mund të kenë dalë fjalët për një prishje mes të dyve...