INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermali dhe Landi, një urim të veçantë për djalin e Dr Florit [FOTO]

Ermali dhe Landi, një urim të veçantë për djalin e Dr Florit [FOTO]

Publikuar më: 10:51 08-09-2016

U bënë dy vite që kur Dr Flori u nda nga jeta.

Sot djali i tij, mbush 2 vjeç dhe edhe pse në mungesë të babait , nuk i ka munguar për asnjë moment dashuria e mamasë së e tij por jo vetëm. Dy nga personat që iu kanë qëndruar shumë afër  fëmijëve të këngëtarit janë dhe miqtë, Ermal Mamaqi dhe Landi Hysi. Në këtë ditë të veçantë Danieli ka marrë edhe një urim të veçantë  nga dy shokët e babait.  

“Mos ki frikë, beso dhe Zoti Shpëtimtari yt nuk do të të lerë në gropën e luanëve.  Sërish e gjithmonë! Zoti të bekoftë! Oh edhe diçka... Babi t'përshëndet! Krahët e tua do jem”, “Danieli 2 vjeç. Babi do ishte krenar për ty... Ne të gjithë të duam shumë shoku”; kanë qenë këto vetëm dy nga urimet  mjaft emocionuese për bukuroshin e vogël i cili  mban  gjallë çdo moment  kujtimin e Dr FLorit. 

Article Logic
Execution time: 0.0039718151092529