E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Eni Koçi nuk mund t’i shpëtonte as pyetjes për atë që është përfolur goxha kohët e fundit.
Për të vërtetën e historisë me Genc Prelvukajn Eni është munduar ta anashkalojë duke thënë se ky është një fenomen që ndodh rëndom me këngëtarët, të cilët i bëjnë të lidhur me njëri-tjetrin. “Fenomen që ndodh me këngëtarët. Unë të them, por të them vetëm kaq; ditën që do martohem dasmën do ma bësh ti,”-u shpreh Eni duke dashur të thotë se kjo është një fryrje që portalet bëjnë.