INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermali flet për shtatzëninë e Amit: “Lajmi u dha gabimisht” [VIDEO]

Ermali flet për shtatzëninë e Amit: “Lajmi u dha gabimisht” [VIDEO]

Publikuar më: 19:54 23-09-2017

Vetëm pak ditë më parë Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Ami, bënë publik lajmin se do të bëheshin prindër për herë të dytë.

Moderatorja është shtatzënë dhe pas postimit të fotos me Ermalin teksa mbanin në duar testin e shtatzënisë, të gjtihë menduan se ka dashur që lajmin e gëzueshëm ta ndajë me të gjthë. Por nuk ishte kështu. Në emisionin “Jo vetëm modë” Ermali ka rrëfyer detaje mjaft interesante rreth shtatzënisë.

Ai ndër të tjera tha se me postimin e fotos kishte ndodhur një keqkuptim mes tyre. Ai e kishte pyetur Amin thjeshtë nëse i pëlqente ajo foto, por pa i thënë se pikërisht atë do ta postonte. “Unë i thashë Amit: Të pëlqen kjo? Ajo tha: Po shumë e bukur. Dhe unë e postova edhe pastaj celuari i Amit edhe i imi filluan të binin më shumë se kur kemi patur  ditëlindjen. Më pas Ami vjen dhe më thotë: Mos ke postuar foton? Po i thashë, unë të pyeta.

“Po, jo unë të thashë  është e bukur, por jo për ta postuar, rrëfen Mamaqi .

Ndër të tjera aktori thotë se Ami është 2 muasjhe dhe se e kanë marrë me gëzim shumë të madh këtë shtatzëni pasi mendojnë se është momenti i duhur. Madje mezi po presin të mësojnë edhe gjininë e fëmijës.

“Ne kishim 6 muaj që e provonim. Tani Ami është 2 muaj e gjysmë. Ne duam të dy shumë të jetë gocë se një djalë e kemi, po edhe po të jetë çun do e mbajmë. Lidhur me emrin nuk kemi absolutisht asnjë ide derisa të kristalizohet gjinia. Joeli po e pret si një lodër dhe pyet çdo ditë: Do dali sot?””, shprehet ai. 

Article Logic
Execution time: 0.0021488666534424