INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermali ka një kritikë të fortë për Encën [FOTO]

Ermali ka një kritikë të fortë për Encën [FOTO]

Publikuar më: 16:08 26-07-2017

Në vazhdën e komenteve thumbuese ndaj kolegëve të showbiz-it, Ermal Mamaqi ka zgjedhur Encën si "viktimën" e tij të radhës.

Në një foto postuar nga kjo e fundit ku ajo citon refrenin e këngës "Ciao", shkruan "Ata folin bla bla bla ". Kaq i është dashur Mamaqit që t'i tërheqë vëmendjen Encës për dialektin e përdorur duke i përmendur madje edhe shkollën ku duhet ta kishte mësuar mirë gramatikën. Sigurisht, duke njohur natyrën me humor të Ermalit, vështirë t'i marrësh seriozisht shumë nga ato që thotë. Në rastin konkret, edhe ai di mirë që dialekti në fjalë është kosovar dhe është mjaft "in" këto kohë. Të shumtë janë këngëtarët që e përdorin në tekste të cilat mendohet se "godasin" më shumë në këtë formë, aq sa të paktë janë ata që nuk janë tunduar prej tij, përfshirë këtu edhe vetë Mamaqin.

tgreryh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377