Është një prej filmave shqiptarë që kemi tashmë disa muaj të cilin mezi e presim t’a shohim.
Dhe kjo pikërisht për shkak se protagonist aty janë dy personazhe mjaft të dashur për showbiz-in shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.
Dyshja na ka zbuluar nga pak mbi filmin dhe sot xhirimet e tij kanë përfunduar.
Lajmin e ka dhënë vetë aktori Ermal Mamaqi i cili kësaj here vjen edhe si producent i filmit që prodhohet nga kompania "Mamaqi Production".
"Sapo përfunduam xhirimet e Filmit "2Gisht Mjaltë". Një punë e lodhshme,e shkëlqyeshme me stafin dhe aktorët e mrekullueshëm. Faleminderit të gjithëve miq... Falenderim special për një vajzë speciale Elvana Gjata", shkruan Ermal Mamaqi teksa zbulon se filmin do mund ta shohim në kinema në muajin dhjetor.
Në një intervistë pak ditë më parë, aktori dhe producenti zbuloi për "Xing.al" se ideja e filmit "2 gisht mjaltë" lindi nga Elvana e cila do të luajë krah Ermal Mamaqit dhe siç është bërë e ditur, këngëtaren do e shohim nuse për herë të parë.