Emri i saj është lakmuar shumë së fundmi!
Ronela Hajati tërhoqi mjaft vëmëndje gjatë gjithë javës me imitimet që iu bëri kolegeve në emisionin e Ermal Mamaqit. Por ndërkohë që të tjerat i kanë marrë me mjaft sportivitet, për Bleonën u mendua ndryshe. Kjo për mënyrën se si këngëtarja komentoi në videon që Ermal Mamaqi postoi në të cilën Ronela imitonte Bleonën. “Kush është kjo? Më ngec videoja më keq se zëri i kësaj”, ka komentuar Qerreti. Më vonë ka sqaruar se Ronelën e kishte shoqe dhe nuk kishte fare hatërmbetje. Por Ermali nuk e lë me kaq. Ai nuk është i qetë derisa ta fusë Ronelën në sherr me ndonjërën prej kolegeve që ka imituar ndaj poston një tjetër video. Por ka qenë i menjëherëshëm edhe reagimi i Hajatit e cila I ka komentuar: “Boll të lutem”. “O të fus në sherr me të gjithë o s’të lë”, ia ka kthyer moderatori.
“Unë jam njeriu mirë për Zotin”, është shfajësuar Ronela e cila nuk kishte ç’të bënte veçse t’i dorëzohej “planit djallëzor” të Mamaqit. intv.al