Ditën e djeshme Ami dhe Ermali dhanë lajmin e gëzueshëm se do të bëheshin katër.
Moderatorja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë. Ata nuk janë treguar aspak supersticiozë dhe kanë dhënë lajmin menjëherë pasi Ami bëri testin e shtatzënisë. Por ndërkohë që çifti zbulonte surprizën nëpërmjet një fotoje ku moderatorja mbante në duar testin e shtatzënisë, diku spikat edhe komenti epik i aktorit të humorit Bes Kallaku. “Bravo Ermal, kështu vazhdo. E bone Xing. Hallall”,shkruan ai.
Dhe përgjigjia e Ermalit nuk kishte si të ishte ndryshe veçse: “2 me 0 për ne. Jepi tani”. /intv.al/