INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

VIDEO/ Ermira Mehmeti shpërthen në lot, po vuaj një gjygj publik

Publikuar më: 11:43 27-04-2016

Ermira Mehmeti ka zgjedhur Parlamentin e Shqipërisë, ku u mbajt “Konferenca rajonale e grave deputete”, për të folur rreth përgjimit të saj në Maqëdoni. Duke e cilësuar një gjygj publik atë që po i ndodh, Ermira Mehmeti nuk mundi ti mbajë lotët kur tha se “nga një përgjim tërësisht i montuar, unë pagova një çmim jo të vogël”.

Ja një pjesë nga fjala e deputetes së BDI-së në Parlamentin Shqiptar:

“Gjindem në bankën e të dënuarës dhe të vuaj gjithë atë akuzë dhe gjyq publik të cilin ma kanë bërë. Do të thotë dikush që po kjo është tërësisht normale dhe nuk duhet marrë aq tragjike në politikë. Kam guxuar të flas hapur dhe me zë të lartë për nevojën për demokraci të brendshme dhe reformë në parti në të cilën unë bëj pjesë. Dhe në fund duket se unë pagova një çmim jo të vogël. Më vendosën në bankën e të akuzuarit për të më thënë të gjitha të zezat dhe në fakt askush nuk ndaloi qoftë dhe një moment për të më pyetur: Vallë si u bë që ky përgjim i ashtuquajtur autentik, tërësisht i montuar të përfshijë pikërisht figurën apo personalitetin tim, femrës shqiptare, në një shoqëri etnikisht të fragmentuar ku shqiptarët nuk përbëjnë shumicën,… të jetë pikërisht ajo që ja paska shkelur moralin e saj dhe paska denjuar që të ketë një lidhje gjoja me një ministër. Nuk mund ta them nëse vërtet ia vlen që unë apo cilado femër të vazhdojë betejën politike, sepse mendoj se akoma jam duke vuajtuar traumën nga një goditje jo e vogël dhe më falni për emocionet”.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605