INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erosi i “papranuar” nga zv.kryeministri, Xhaferi dhe deputetja Ermira Mehmeti në Maqedoni “largon” nga qeveria BDI.

Erosi i “papranuar” nga zv.kryeministri, Xhaferi dhe deputetja Ermira Mehmeti në Maqedoni “largon” nga qeveria BDI.

Publikuar më: 13:28 01-04-2016

Rreth 5 ditë më parë një gazetar maqedonas, Zoran Bozhinovski ka publikuar një inçizim, intim që mendohet se është realizuar mes deputetes së BDI-së, Ermira Mehmetit dhe zyrtarit të kësaj partie njëheresh edhe Zv. Kryeministër i Maqedonisë, Musa Xhaferi. Pasi publikimit në shumë media të dy politikanët shqiptarë e kanë mohuar, që bisedat e ashtëquajtura erotike të jenë të tyret. E pas pak ditësh u njoftua nga Bashkimi Demokratik për Integrim se ka vendosur të largojë ministrat shqiptarë nga Qeveria e Maqedonisë. Duke mos dhënë fillimisht zyrtarisht asnjë arsye konkrete. Po këtë të premte pas dorëheqjes së ministrave është zbardhur dhe arsyeja e vërtetë përmes një deklarate.


Në deklaratë thuhet: Shprehim indinjatë të thellë për prodhimin dhe tregtimin e materialeve audio të montuara, që fabrikohen me tendencë të dëmtimit të reformave. Qarqe të caktuara prodhojnë fallcifikime të njëpasnjëshme, duke përfshirë dosje të fabrikuara, afera korruptive të paqëna dhe biseda të montuara si mjet i fundit për ta luftuar besimin e palëkundur të shqiptarëve ndaj BDI-së dhe për ta dobësuar faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë tregoi mobilizim maksimal për ta luftuar të keqen, që po i gatuhet shqiptarëve nga grupe, që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve, as vendit, e as rajonit.

Article Logic
Execution time: 0.003673791885376