Sikurse paralajmëroi pak javë më parë edhe këtë të dielë kryemninistri Rama në faqen e facebook ka publikuar pasqyrën e qeverisjes të javës që lamë pas.
Madje edhe edicioni sic mund ta shihni ka edhe logon e tij ERTV NEWS.
Këtë javë sikurse në media kryefjalë ka qënë dorëheqja e deputetit Tahiri edhe ERTV neës pa dyshim që e ka pasqyruar këtë lajm. Po ashtu pasqyrohet edhe akuza e Lulzim Bashës ndaj Ramës, ndërsa ky i fundit përshëndet vendimin e Tahirit.
Hapja e Fushatës së llogaridhënies, aktivitetet e ministrave janë disa nga ‘ kronikat’ të cilat lexohen nga dy zëra.
Ndër të tjera pjesë e edicionit është edhe arrestimi i Arbër Cekaj dhe reagimi i kryeministri Rama në Facebook.
Forumi qytetar për Sigurinë publike ku ishte i pranishëm ministri Xhafaj po ashtu është pjesë e përmbledhjes.
Sigurisht edhe zhvillimet në parlament pasqyrohen ku pasqyrohet edhe fjala e opozitës dhe kryeministrit në séancën e të dielës.
Ndër të tjera rrëfehet se cilat janë vendimet e marra për investimet e mëtejshme.