Tashmë të gjithë e njohim ERTV ku përmes rrjetit social facebook kryeministri Rama transmeton eventet ku ai është i pranishëm por jo vetëm, edhe takime të ministrave të ndryshëm të kabinetit.
Por tashmë çdo të dielë në ERTV do të transmetohet një pasqyrë javore e qeverisjes. Dhe ndryshe në një postim në rrjetin social facebook kryeministri e quan ERTV NEWS.
Ishte vetë kreu i qeverisë që bëri me dije lajmin ndërsa ka publikuar edhe një video ku duken disa momente kyçe të javës që lamë pas duke nisur nga ardhja në Tiranë e shefes së diplomacisë Mogherini me rastin e hapjes së negociatave me BE-në, duke vijuar me forumin qytetar për sigurinë publike të zhvilluar në Elbasan ku mbajti fjalën ministri i Brendshëm Xhafaj, videokonferenca e kryeministrit , ministrit Gjiknuri me minatorët etj.
Postimi i Ramës në FB
ERTV ?NEWS - Nga sot çdo të dielë një pasqyrë javore e qeverisjes