INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ervin Bejleri tregon përse u largua nga “Portokallia”; çfarë ndodhi mes tij dhe regjisorit Basha?

Ervin Bejleri tregon përse u largua nga “Portokallia”; çfarë ndodhi mes tij dhe regjisorit Basha?

Publikuar më: 11:48 08-10-2017

Ervin  Bejleri, i ftuar në programin “Një kat më lart” ka treguar për herë të parë arsyen se pse ai u largua nga spektakli i humorit “Portokalli” teksa ishte një nga aktorët më të dashur të tij. Ervini tha se ka pasur një sherr banal mes tij dhe regjisorit Altin Basha. Sipas Bejlerit, regjisori vuri “veto” në Portokalli “o unë o ai” teksa drejtuesit morrën vendimin e tyre. Ermali nuk la jashtë bisedës diskutimet online mes aktorit Jul Deda dhe regjisorit Basha.

Ervini tha se kur Basha komentoi se dikush është larguar për mungesë disipline, i referohej atij, pasi ka qenë ai që është larguar me këtë pretekst. Ironike është fakti që pas 3 muajsh drejtuesit e Top Media e rikontaktuan për t’iu bashkuar sërish grupit.   Përsa i përket problemeve menaxhuese, Bejleri i jep të drejtë Jul Dedës në statusin e disa ditëve më parë.

Ndiqni bisedën e plotë me Ervin Bejleri në “Një kat më lart” 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049