Fotot e fundit nga Fjoralba Ponari kanë nxitur thashethemet se moderatorja është martuar. Shkak janë bërë pozat me fustan nusërie e duke qenë se Fjoralba preferon të mos flasë shumë për jetën private, ndjekësit kanë pyetur mikun e saj, Ervin Kurtin.
Gazetari i ka shtuar edhe më shumë dyshimet duke thënë se ajo mund të jetë martuar dhe s’i ka ftuar në dasmë.
Ndërkohë Fjoralba i ka përforcuar dyshimet duke thënë se gjithçka mund të ndodhë.
“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”, përgjigjet Fjoralba.